Lulzim Basha, i pranishëm në qytetin e Kukësit për 23 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ka lëshuar akuzat e tij të radhës ndaj palës kundërshtare, duke i'u referuar sërish votës.
Sipas kreut të PD, kryeministri Edi Rama nuk i ndal dot të gjithë demokratët dhe se "blerja e votës, është standarti i tyre".
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, për Bashën, prioritet mbetet mbrojtja e demokracisë nga kërcënimi i blerjes së votës së lirë.
Ai theksoi se agresiviteti i Ramës, vjen nga pamundësia e tij për të mbajtur premtimet. “Me çfarë do matet Rama me borxhin që do ta çojë në 75%? Buxheti 2014 ka lenë jashtë vëmendjes Qarkun e Kukësit”, deklaroi kreu i PD-së.





