Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.
Ndërsa kryetari i PD-së, Lulëzim Basha ka shkruar në Twitter se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve të shqiptarëve për teatrin dhe se njoftimi është gjysmak.
Statusi i Bashës:
Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj.





