Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish sot për dyshen Rama-Veliaj bashkë me mafien e ndërtimit, që sipas tij, duan të shembin Teatrin Kombëtar për të pastruar 200 milionë euro.
Ndërkohë, Basha thekson përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, se Edi Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për "bankomatin personal, Vangjush Dako", duke iu referuar vendimit më të fundit të Amerikës për t'i ndaluar hyrjen në SHBA Dakos e familjes së tij, pasi ka pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit të kryera nga ana e kryebashkiakut durrsak.
Reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha:





