Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar sërish sot protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre pa u dëmshpërblyer.
Në një prononcim për mediat nga protesta, Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë euro, është për vilën e tij në Surrel.
“Edi Rama është një hajdut. Këta banorë janë këtu se ai do vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën dhe ligjin për shpronësim. Ai është projekt për vilën e Surrelit. Agai i ka bërë pazaret, për të vjedhur 40 milionë euro”, tha Basha.





