Tiranë, 5 shtator 2014 –  Kryebashkiaku Basha pas inaugurimit të kopshtit nr.1 në kryeqytet, i kujtoi sërish kryeministrit Rama, se mund t’i shmanget debatit publik me të, por nuk mund ti shmanget përgjegjësisë që ka për bllokimin e projekteve në kryeqytet. Sipas Bashës, Rama po bllokon politikisht projektet e qytetarëve të Tiranës. 

Kryebashkiaku u shpreh ndër të tjera se prioritet i Bashkisë do mbetet hapja e vendeve të reja të punës, edhe pse siç shtoi ai mijëra vende pune janë bllokuar politikisht nga Rama. 

“Interes tjetër madhor është punësimi, është plagë e madhe në qytetin tonë dhe mbetet prioritet i madh i Bashkisë së Tiranës. Ndonëse nuk është përgjegjësja kryesore për gjendjen ekonomike, në këto vite ia kemi dalë të krijojmë 25 mijë vende pune. Por mijëra vende mbeten të bllokuara nga politika, nga kryeministri Rama, i cili po mundohet ti ikë ballafaqimit për bllokimin politik që i ka bërë projekte, por nuk mund ti ikë përgjegjësisë për këtë akt, për interesat e qytetarëve. Jam i vendosur ti përgjigjem kësaj bllokade me rrugë institucionale dhe ligjore. Nuk do reshtim se denoncuari këtë sjellje të papërgjegjshme, faktin që për herë të dytë po vendos interesat politike mbi ato të qytetarëve, po i ikën debatit, ballafaqimit, por përgjegjësisë nuk do i iki dot”, komentoi Basha. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/