Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me postimet në rrjete sociale ku dëshmon sipas tij dështimet e qeverisë Rama.

Teksa citon një raport të Europol, ku Shqipëria cilësohet burim i trafikimit të kanabisit në BE, kryeopozitari thotë se Rama ka dështuar në betejën kundër drogës.

“Edi Rama e ka cilësuar histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë? Përgjigja: Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.