12 nëntor 2015 – Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ligjin që dënon me burg shpifjen. Në një status në Facebook, Basha shkruan se kryeministri Rama po kërcënon gazetarët që nuk ka mundësi t’i shantazhojë apo t’i blejë.
“Burracaku Rama kërcënon me burg mediat dhe gazetarët që nuk arrin t’i shantazhojë apo blejë, e që kanë kurajën të nxjerrin në dritë skandalet, korrupsionin, vjedhjen, ortakërinë e tij me krimin.
E di dhe vetë ky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajdutërisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do të arrije kurrë t’i mbyllë gojën as opozitës, as medias së lirë, as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do të japin llogari”, shkruan Basha.
/portali DurresLajm/