Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur një tjetër dështim, sipas tij, e qeverisë Rama.
23 ditë parazgjedhjeve, kreu i opozitës shtron pyetjen nëse Rama është i shqetësuar për shpopullimin që po pëson vendit.
Negative është përgjigja e kryedemokratit, i cili thotë se Rama i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popujt e tjerë.
“Përgjigja: Jo. Largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshëm me popuj të tjerë”, thotë Basha.





