Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për rastet e reja me COVID-19 nëpër fasoneri si dhe për gjobitjen e gazetares Sonila Meço.

Basha shkruan në Twitter se Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 pasi refuzoi t’i mbyllë fasoneritë dhe po gjobit mediat për të mbytur zërat kritikë.

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”, shkruan kreu demokrat.