Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Basha shprehet se pas dështimeve, mashtrimeve, vjedhjeve, terrorit të shkaktuar prej 7 vitesh, kryeministrin Rama nuk e beson më askush.

Statusi i plotë:

Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!