Tiranë, 21 gusht 2014 – Pas konferencës së kryeministrit Edi Rama ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në faqen e tij në Facebook Basha shkruan se të vetmit sektorë në ngjitje janë propaganda dhe sekserët e pushtetit.
Ai thekson se turizmi është në ditën e tij më të zezë dhe se aksidentet dhe vrasjet janë shtuar. “Shqipëria digjet, kryeministri krihet. Turizmi në ditën e tij më të zezë. Aksidentet janë shtuar, vrasjet po ashtu. Ekonomia në krizë, papunësia në rritje. Të vetmit sektorë në ngjitje: propaganda dhe sekserët e pushtetit!”– thuhet në postimin e kreut të PD-së.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





