Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka treguar dhe njëherë se ai nuk do të bëj asnjë hap pas. Po ashtu ai tha se dje në protestë kishin shkuar dhe shumë socialsitë, të cilët i kishte takuar.
“Dikush e kishte matur dhe tha që ishte 9.7 kilometra. Ishte një mesazh i qartë për këdo dhe në veçanti për pengmarrësin, se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas Do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë është një bashkim popullor. Falenderoj ata socialistë që erdhën dje në protestë, që disa prej tyre pata fatin t’i takoj”,- tha Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se pranon angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike.





