Ashtu siç u njoftua dje, Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot takimin me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, i cili përfundoi pak minuta më parë.

Pas këtij takimi, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter, ku shkruan se diskutuan për krizën dhe rrugëdaljen prej saj.

Reagimi i Bashës

Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.