Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një sugjerim gazetarit dhe drejtuesit të ‘Top Story’ Sokol Balla, në lidhje me raportimin e lajmeve.
Gjatë një prononcimi live për Top Story nga çadra e opozitës, Lulzim Basha iu drejtua Sokol Ballës duke i thënë: “Pavarësisht presionit qeveritar, shpresoj të jeni sa më shumë “real news”(lajm i vërtetë) dhe sa më pak “fake news” (lajm i rremë)”.
Disa ditë më parë, Basha akuzoi Top-Channel-in si “fake news”.
Është pikërisht Presidenti i SHBA Donald Trump që ka nisur fushatën kundër lajmeve të rreme, i cili është në një “luftë” me televizionet që transmetojnë lajme të pavërteta.





