Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vendi ka ngecur keq në baltë prej 8 vitesh dhe për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama.
Sipas Bashës, më 25 prill, ditën e zgjedhjeve parlamentare vendi do vihet sërish në lëvizje dhe Shqipëria do të fitojë.
“Më 25 prill vendi do të vihet sërish në lëvizje. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria”, thuhet në video-mesazhin e publikuar nga Basha.





