TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka hedhur poshtë sot cdo debat mbi kthimin e Bamir Topit në selinë blu.
“Kam parë dje se ka pasur disa spekulime, lidhur me këtë temë. Do të thoja, janë “sajesa” të sforcuara të argatëve mediatikë, të “ustallarëve” të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta. PD nuk angazhohet në takime dhe marrëveshje të fshehta. PD po përgatitet për një opozitë parlamentare, në sezonin e ri parlamentar, për një opozitë të fortë, në mbrojtje të interesit publik por po kështu për një opozitë moderne, kreative dhe alternative dhe në këtë kuptim po farkëton bashkëpunim me aleatët e saj parlamentarë dhe është e hapur për çdo faktor shoqëror apo politik që e sheh veten të rreshtuar, në krah të interesit publik, përballë një mazhorance e cila akoma pa u “inauguruar” e kërcënon këtë interes, në çdo dimension”.
Nga ana tjetër, Basha shtoi se PD do të bashkëpunojë me aleatët aktualë parlamentar dhe se është e hapur për çdo kontribut në opozitë. “Po punojmë me aleatët parlamentare dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me faktorë të tjerë që duan të rreshtohen”, shprehet Lulzim Basha.
Deklarata e Bashës u bë sot pranë kopshtit numër 1 në kryeqytet që i është nënshtruar një faze rikonstruksioni të plotë.
/BalkanWeb/
Basha: Spekulim, afrimi i Bamir Topit tek PD-ja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vodhi “Audin Q5”, por “kyç” gojën për të bërë deklarimin, policia kërkon ndihmën e Ambasadës Italiane
Morina përballet me fluksin rekord të pushuesve/ Në një javë, mbi 200 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri
Mori informacion se lumi po dilte nga shtrati dhe dha urdhrin për evakuim, si i shpëtoi mësuesi hero 900 nxënës në Nepal
Islanda i thotë “Jo” BE-së, referendumi qytetar kundërshton rifillimin e negociatave





