Pas rreth 2 orë e gjysmë protestë tek parlamenti, kryedemokrati Lulzim Basha iu ka kërkuar protestuesve të shkojnë së bashku drejt KQZ-së, ku sipas tij do dorëzohen qindra mandate. KQZ ndodhet pranë katedrales ortodokse, ku nuk ka prani policie.

Më herët ka pasur flakë e tym tek parlamenti, protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Po kështu ata kanë lagur me ujë efektivët e policisë dhe kanë hedhur ndaj tyre sende të forta e drurë.

“Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre, ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.