I ftuar në "Zonë e Lirë" përballë Arian Çanit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka gjetur rastin të urojë gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit. Ai u solli lule të gjitha vajzave në studio.
Por kreu i PD-së nuk kurseu komentet as për videon e kryeministrit Rama duke festuar me gratë në Fier.
‘Nuk merret me hallet e grave dhe vajzave shqiptare. Nuk më ngjall asgjë. Ajo është puro propagandë. Ku e keni Kim Jong Un? Se atë më sjell në mendje. Korenë e Veriut’,- tha Basha.





