27 shtator 2013- Kreu i PD, Lulzim Basha, është takuar sot me ambasadorët e vendeve të BE në vendin tonë. Basha, në një prononcim për mediat tha se i ka shprehur shqetësimet ambasadorëve për atë që ai e ka quajtur revansh politik mbi administratën dhe tentativës për prishje të konsensusit sa i takon ligjit për statusin e nëpunësit civil.“Kemi mësuar jo zyrtarisht, se ka përpjekje për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit per statusin e nëpunësit civil, apo për të ndryshuar përmbajtjen e tij të votuar në mënyrë konsensuale, përpjekje që bëhet me një motiv, për të intensifikuar spastrimin e administratës dhe zëvendësimin me militantë partiak.Ky është hap i kushtueshëm për taksapaguesin shqiptar dhe evropianë, që minon konsensusin”, tha Basha.