Tiranë, 28 maj 2014 – Ndonëse Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Aleksandër Arvizu, publikisht është shprehur skeptik për protestat e opozitës në lidhje me trafikun e drogës, Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, e ka njohur gjerësisht atë mbi këtë problem.
Arvizu i shoqëruar dhe nga zv/Ambasadori Henri Jardine, kanë qëndruar për 1 orë në zyrën e Lulzim Bashës, ku janë njohur me shqetësimin per trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas Bashës për Opozitën Shqiptare, është papërgjegjshmëria e kësaj maxhorance dhe e Kryeministrit Rama arsyeja për degradimin e situatës së drogës në këto nivele.
“Partia Demokratike, ka theksuar ai, nuk do të reshtë për asnjë çast aksionin e saj kundër shëndërrimit të Shqipërisë në një oaz të drogës dhe krimit por do të vijojë këtë betejë vendimtare me të gjitha mjetet ligjore e demokratike.”
Kryeopozitari nuk ka lënë mënjanë pa paraqitur si shqetësim Ambasadorit Arvizu, dhe përleshjen fizike në ambjentet e kryesisë së Kuvendit mes deputetëve të Maxhorancës dhe atij Demokrat Gent Starzimiri.
Nga ana e tij ambasadori Amerikan pas takimit u shpreh se ishte diskutuar për situatën në përgjithësi.
“Folëm për situatën politike në përgjithësi dhe jo specifikisht për protestat”u shpreh Ambasadori në një prononcim për gazetarët pas takimit i cili zgjati gati 1 orë.
Këto shqetësime por dhe shkeljet e ligjit, përfshirja elmenteve të inkriminuar në policinë e shtetit, shkarkimet masive në administartën shtetërore por dhe sulmin ndaj institucioneve të pavarura, kryetari i Partise Demorkatike i ka ngritur dhe në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Jashtme Suedeze, Torbjörn Sohlström.
Ndërkohë pjesë e këtij takimi ishte dhe rruga europiane e Shqipërisë, ku kryeopozitari Basha ka theksuar se vendi ynë i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian, ndaj statusi i vendit kandidat është i merituar dhe nuk ka arsye të mos jepet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





