Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të diel ka qenë në Elbasan ku është takuar dhe me gratë kandidate në këtë qark.
Në fjalën e tij, Basha është shprehur se detyra e demokratëve është që të mbajnë zotimet dhe të mbyllin të gjithë angazhimet një nga një.
Sipas tij, një rëndësi të veçantë ka përfshirja e grave në PD.
“Një rëndësi të veçantë përfshirja në ekipin tonë grave përfaqësuese të Shqipërisë. Grave profesioniste do t’u besohet kthimi i institucioneve qytetarëve. Grave profesioniste do t’u besohet fytyra njerëzore e politikës. Po humbim shumë jetë njerëzish. Po humbim shumë jetë mjekësh dhe infermierësh. Do t’u japim shqiptarëve një qeveri efikase dhe një ekip kundër pandemisë”, ka thënë Basha.





