Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara. Basha gjatë bisedës dëgjoi problematikat me të cilat përballen këta persona në kushtet e pandemisë së COVID-19.
“Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare”, tha Basha.
Basha tha se duhn bërë disa korrigjime tek masat ligjore që kanë favorizuar rrjetet abuzuese në dëm të personave me aftësi të kufizuar.
“Së pari duhet të bëjmë korrigjimin e shumë masave duke përfshirë dhe masat ligjore që kanë favorizuar e rrjeteve abuzitiviste në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar. Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen. Do të bëjmë gjithçka që kujdestarët që përmendi edhe zoti Strazimiri, jo thjeshtë të kenë pagesën e nevojshme por të kenë dhe trajnimin përkatës. Po kështu, sa i përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp I madh në raport me ju, është një turp i madh në raport me pensionistët shqiptarë”, tha Basha.
Ai ripërsëriti edhe njëherë planin për rimbursimin e plotë të barnave të atyre personave që kurohen në shtëpi për Covid.
“Në fund dua të them që ajo që kemi thënë prej më shumë se gjashtë javësh kemi shpalosur me shkrim për pensionistët, por edhe për personat me aftësi të kufizuar: Dyfishimi i paketës higjeno-sanitare, në veçanti për t’iu përgjigjur nevojave të shtuara financiare për të përballuar pandeminë, pagesat shtesë pra në këtë drejtim, paketën e ndihmës ekonomike e cila po kështu duhet të trajtojë mes jush që situata e pandemisë i ka goditur ekonomikisht duke i cënuar bukën e gojës jo më thjesht aftësinë për të blerë maska apo higjenizues apo siç ishte rasti i motrës suaj zonjë që ka kaluar COVID-in apo është duke kaluar COVID-in. Si dhe rimbursimi i medikamenteve, rimbursimi i plotë i barnave për të gjithë ata mes jush dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë në procesin e kurimit ambulator pra që janë të detyruar të blejnë ilaçet dhe të kurohen në shtëpi, të gjithë e kanë problem edhe njerëz me dy të punësuar me rroga mbi mesataren e kanë problem të paguajnë mbi 1200-2000 euro shkon deri në 3000 euro në qoftë se marrin ilaçe më të rënda, imagjinoni kategoria e personave me invaliditet të plotë apo të pjesshëm që e kanë tërësisht të pa mundur me një pagesë prej 110 mijë lekë apo 147 mijë lekë dhe 78% e tyre sipas të dhënave janë kryefamiljarë me 5-6 anëtarë si do ta përballojnë këta faturën e kurimit. Është një problem për të gjithë është një problem i shumfishtë për ju”.
Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje.
“Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës.





