Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me përfaqësues të lartë të OSBE, bashkë edhe me aleatët Monika Kryemadhi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se ka ndarë më përfaqësuesit e OSBE-së shqetësimin për krizën politike në vend dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës.
"Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve".





