TIRANE, 11 nentor 2013 – Sot PD, pasi ka mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar ka nisur marshimin pergjate bulevardit më këmbë. Ne krye të marshimit kanë qenë kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryetari i PD, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Astrit Patozi etj.Në podiumin blu të ngritur para godinës së kryeministrisë fjalën e mbajtën studentë, profesore nga Korca si dhe përfaqësues nga shoqëria civile si Altin Goxhaj. Protesta kulmoi me fjalën e kryetarit të PD, Lulzim Basha që i bëri thirrje popullit të mos lejojë shitjen e votës
“Zgjedhje të blera nga mafia politike dhe ekonomike në vend. Ja pra pse ky është momenti i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon demokracinë shqiptare, fëmijët tanë të lindur e të palindur. Ne, opozita jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për ti dalë përballë sic po i ndalim dhe si po i themi këtij rreziku vdekjeprurës të shitblerjes kriminale të votës. Por natyra e këtij kërcënimi është e tillë që ne nuk mund ta mbajmë, nuk kemi të drejtë ta mbajmë në tribunat tona si cështje ekskluzive të opozitës. Cështja e zgjedhjeve të lira është para së gjithash cështje e popullit të lirë dhe sovran cështja e mijëra e mijëra shqiptarëcve që me mendje e zemër janë bashkë me ne.
Sipas Bashës, ky moment alarmi i kërkon të gjithë të bëhen opozitarë dhe të shpëtojnë zgjedhjet e lira.
“Ja pse në këtë moment kur vota është kërcënuar e fyer në Korcë të gjithë duhet të jemi opozitarë, e duhet të jemi luftëtarë e shpëtimtarë të saj, sot nesër dhe përgjithmonë pa kursyer asgjë, pa u sprapsur asnjë cast se zgjedhjet e lira e të ndershme janë vetë jeta e lirë që kemi fituar se nuk kemi betejë më të madhe për të përmbushur se kjo”.
Në fjalën e tij gjatë protestës kundër blerjes së votës Kryetari i partisë Demokratike Lulëzim Basha akuzoi qeverinë se po luan rolin e strucit në lidhje me çështje e shkatërrimit të armëve kimike Siriane në shqipëri.
“Kjo qeveri nuk ndjen asnjë lloj detyrimi të japi llogari edhe për shkatërrimin e armëve nga Siria. Bëjnë lojën e strucit me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ky kryeministër po shkon shumë larg me zevendesimin e sundimit të ligjit me sundimin e Rames. “Ne pushtetin, ju 20 milekëshin” ky është slogani i tyre.”- deklaroi Basha.





