Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me krerët demokratë të PD-së në Fier, një ditë para takimit që ka paralajmëruar ish kryeministri Sali Berisha.
Basha në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD që u mbajt mesditën e sotme është shprehur kundër vendimit të Berishës për mbledhjen e firmave për të shfuqizuar vedimin për përjashtimin e tij nga PD.
Ndër të tjera kryedemokrati Basha tha se nuk do të lejojë të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar për këtë çështje duke thënë se vendimi është përfundimtar.





