Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar sërish sot me një mesazh qeverisë.
Teksa ka publikuar në Facebook deklaratën e një tregtareje të vogël që thotë se është gati të mbyll biznes, Basha shkruan:
“Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.”
Ndërkohë tregtarja Rabjana Shima, thotë se prej vitit 2013-të, taksat janë rritur shumë dhe janë bërë të papërballueshme.
“Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Puna është duke rënë dita-ditës”, shprehet ajo.





