Pas takimit me aleatët e tij, kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë për kryeminstrin e vendit, Edi Rama.
Teksa njoftoi mbledhjen nesër në orën 09:30 të opozitës para Kuvendit, Basha i ka një mesazh të qartë Ramës, se nëse ky i fundit voton kryeprokurorin, kostoja do jetë e madhe për të.
"Protesta do të zhvillohet brenda dhe jashtë parlamenti. Do të zhvillohet nga Partia Demokratike dhe qytetar të thjeshte. Interesi i Ramës është që të mbroje Tahirin. Të ndihmojë narkotrafikantët që kanë rënë në rrjetet e antimafias dhe institucioneve e ligjzbatimit. Nesër Rama ka dy qëllime, duke dhunuar Kushtetutën që të emërojë një prokurori politik. Në këto kushte shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje, ku Kushtetuta, pakti që ndan të mirën nga e keqja, ndaj të bashkohemi. Nëse nesër Rama tentonte çojë deri në fund pucin e tij Kushtetues, duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe, në kuptimin e goditjes dhe stabilitetit. Ai asgjeson reformen ne deejtesi dhe bashkejetesen demokratike."





