Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fton të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për protestën e të hënës kundër bandës që grabiti gjithçka.

Basha ka shpërndarë një videomesazh në Facebook, ku ndër të tjera përsërit shprehjen "asnjë hap pas".

"Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk", shkruan Basha.