Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka kaluar Krishtlindjen mes familjeve të thjeshta të Lezhës. Lideri i opozitës ka bërë të ditur se këtë ditë të veçantë e kaloi pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.

Mes të tjerash ai tha mesazhin e qartë se “Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”.

“Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.

Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.
Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”,
shkruan Basha në ‘Facebook’.