Kryetari i PD-së dhe pasardhësi i Sali Berishës në krye të partisë, Lulzim Basha, ka treguar marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin.
Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Çim Peka në emisionin “FAKT” në SYRI.net, Basha tregon se ka raporte shumë të mira pune me Berishën.
“Kemi raporte shumë të mira pune, raporte shumë të mira bashkëpunimi, raporte respekti dhe konsultimi të përhershëm”, ka thënë Basha.





