Tiranë, 3 qershor 2014 – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në grupin parlamentar se shqiptarët e mertojnë statusin e vendit kadnidat, edhe pse Rama duke shpërfillur grevat e urisë, dhunuar ligjet dhe kërcënuar opozitën, por dëshmohet si stalinist
Kryetari i opozitës i përcjell dy qëndrime Brukselit. Shqipëria ka një kryeministër që sillet si Stalini, por Shqipëria gjithashtu e meriton statusin e vendit kandidat në BE.
Një ndër sjelljet staliniste që Basha sheh tek Rama është shpërfillja e dy grevave të urisë.
Është fillim muaji dhe kreu demokrat bën dhe analizën e shifrave ekonomike të katërmujorit të parë të vitit. Sipas një morie statistikash për të gjithë treguesit, Basha tha se ekonomia është në rënie e papunësia në rritje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





