Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të dënuar për shpifje, Lulzim Bashën, i cili u akuzua nga deputeti socialist Taulant Balla.

Këshilltari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore Gazmend Bardhi, në një deklaratë per mediat, tha se sistemi i drejtësisë është i kapur nga Edi Rama, dhe dënon personin që akuzon dhe nuk dënon personin e akuzuar.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës nuk ka çuditur asnjë shqiptar. Gjykata dha një vendim që bën të qeshë çdo njeri. Gjykata ka zëvendësuar organin e prokurorisë me policinë e Taulant Ballës. Mjafton që policia e Taulant Ballës të thotë se Taulant Balla nuk ka përgjegjësi për milionat Euro të kapur në portin e Durrësit. Në kundërshtim flagrant me çdo të drejtë, Gjykata i kërkoi opozitës ti tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit. Në çdo rast sistemi i drejtësisë i kapur 100% nga Edi Rama, dënon personin që akuzon dhe nuk dënon personin e akuzuar. Kujtoj këtu rastin e komisar Zaganit. Lulzim Basha nuk u provua që ka kryer shpifje. Nuk do të ketë as gjyqtar të korruptuar apo të pakorrupotuar që do të na ndalë ne të themi të vërtetën. Prova që lidh Taulant Ballën është e njëjta provë që lidh Saimir Tahirin me trafikun e drogës. Ky vendim është qesharak. Cilido që e lëxon, Gjykata asgjëson Prokurorinë”.