Me rastin e ditës së Shna Ndout kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar besimtarët.

“Të dashur besimtarë katolikë, në këtë natë të bekuar ju uroj ju dhe të gjithë pelegrinët e Kishës së Laçit, Shna Ndou ju ndihmoftë!”, thuhet në mesazhin e urimit të kreut të PD.

Sonte, besimtarët katolikë, por edhe të besimeve të tjera zgjedhin të kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç ku ndezin qirinj dhe i luten shenjtit të kësaj Kishe, për të cilin ekzistojnë dëshmi se ka shëruar mijëra njerëz.