Tiranë, 28 qershor 2014 – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha uron të gjithë besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha uron që Ramazani të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve.
“Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ramazani është muaji që kultivon paqen me veten dhe me të tjerët, mirëkuptimin dhe respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim!”-shkruan Basha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





