Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot Manfred Weber, kandidatin zyrtar te PPE për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane.
Me një shënim në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha shkruan se me Weber si president i KE, Shqipëria do të ketë një mbeshtetës të fortë në BE.
“Urime të përzemërta mikut tonë #ManfredWeber kandidati zyrtar i PPE për President të Komisionit Europian në zgjedhjet e ardhshme Europiane. Me #ManfredWeber Shqipëria do ketë një mbështetës të fortë në BE” – shkruan Basha.





