Nga Kisha e Apostull Pavlit dhe Shën Astit në Durrës, ku kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu uroi Krishtlindjen besimtarëve të krishterë, bëri thirrje për një bashkim më të madh e të fuqishëm për të përballuar çdo të keqe. Lideri demokrat shtoi se kjo ditë duhet të jetë po ashtu e rëndësishme për më të pamundurit e të prekurit e tërmetit.
“Nga Kisha e Shën Palit dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara! Kjo feste sjelltë besim, shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve! Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë, në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm, si një familje, për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit! Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, deklaroi Basha.
Kreu demokrat shoqërohej nga figurat e PD-së së qytetit bregdetar, Ferdinand Xhaferraj, Fatbardha Kadiu, Oerd Bylykbashi, Arlind Boshku, Ardian Muka etj.





