Me rastin e festës së Fitër Bajramin kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarë muslimanë dhe ka theksuar se dita e sotme është simboli i shpresës dhe sakrificës. Ndër të tjera Basha ka cituar edhe një sure nga Kurani.
Urimi i plotë i Bashës:
Gëzuar Fitër Bajramin çdo shqiptari. E di se Muaji i Ramazanit ka qënë një sakrificë e madhe për të gjithë agjëruesit, me ditë të gjata e të nxehta. Uroj që Zoti t’ua pranojë sakrificën dhe agjërimin si një ndjesë dhe si një bekim për të gjithë shqiptarët dhe kombin shqiptar. Këto janë ditë të vështira për mijëra familje. Janë ditë të pasigurisë, të varfërisë. Por festa e sotme është edhe një simbol shpresë dhe besimi. Prej ditës së parë të Ramazanit më kanë mbetur në mend katër vargje të Kuranit të cilat me lejen tuaj do desha t’i kujtoj sot publikisht një sure të Kuranit që quhet Ndiçimi.
“Në mesditë kur shndrit dielli
e natën kur erresia bie
Zoti yt nuk të ka braktisur
as zemëruar me ty nuk është.
E patjetër çfarë po vjen
më e mirë është se çfarë po shkon
e Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur”.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar Bajramin!





