Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.

Në një postim në Facebook, Basha uron që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen plot me shpresë dhe besim, ndërsa shton se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”