Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Në një mesazh në “Facebook”, Basha shkruan se kjo festë e shenjtë kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen.

URIMI I BASHËS
Këtë të diel, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!
Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!