Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vazhduar ditën e sotme akuzat ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Duke folur tek banorët e Astirit që janë në ditën e tyre të 90 të protestës, Basha është shprehur se vendi i Edi Ramës është vetëm në burgun 313.

‘Vendi i Edi Ramës është vetëm në burgu 313, bashkë me hajdutët e tij. Aty është i vetmi vend për Ramën dhe ne nuk do të lejojmë që ai të arratiset nga Shqipëria, por do e çojmë në qeli’, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha kërkoi nga qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të rrëzuar Ramën dhe për t’i dhënë fund aferave korruptive të Veliajt.

“Asnjë përgjegjës se shteti ka rënë, Edi rama dhe qeveria ka braktisur qytetarët. I dhunojnë i tallin i përbuzin, në këtë situatë opozita ka shteruar pozicionin e saj.

Ndërkohë që jemi këtu Bashkia e Tiranës po bën dy akte korruptive, një të shembjes së drejtësisë së policisë, një tjetër dhënia me koncension e parkimit.  E gjitha kjo bëhet për të zhvatur qytetarët, ndaj ju kërkoj të na bashkoheni për të mbrojtur xhepat tuaj.

Shumë shpejt do të japin llogari, këtij, mali, abuzimi, këtij mali të vjedhjes së poshtërimit. T’i japim një grusht në zemër pushtetit të ramës dhe ta shtrijmë për dhe. T’ia kthejmë qeverinë shqiptarëve me 16 shkurt".