15 nëntor 2013 – Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, ku deklaroi se Shqipëria nuk do të përfshihet në operacionin e asgjësimit të lëndëve kimike të Sirisë, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka theksuar se Jo-ja e armëve kimike ishte një fitore e shoqërisë së lirë.

 "Pak minuta më përpara i gjithë populli shqiptar i dha fund ankthit dhe alarmit shumëditor, duke e detyruar Ramën të bashkojë jo-në e tij të mekur, me jo-në e shqiptarëve. Kjo është fitore e madhe e shoqërisë së lirë shqiptare që mori në dorë fatin e saj, kur kryeministri tentoi të luajë. Një fitore që dekretoi fuqinë e saj sovrane, si çdo demokraci e lirë e kombeve të lira ku kemi zgjedhur dhe vendosur të marrë pjesë. PD ndjehet pjesë e gëzimit të ligjshëm, jo vetëm se ndaj kuptimin për vlerat e përgjejgësisë dhe llogradhënies, por edhe pse ishte në krahun e tyre, dhe bëri detyrën si opozitë për të qenë përkrah tyre, duke depozituar kërkesën për referendum për armët kimike. Punën e madhe e bëri populli i bashkuar pa dallime politike. E bëri rinia si forcë, si shpresë, si ëndërr si aspirate eurpiane. U shpreh mirënjohjen, falenderimin dhe admirimin tim gjithë të rinjve, gjithë qytetarëve, për këtë. Një problem u zgjidh, por një problem tjetër ka dalë për shqiptarët, ky është problemi Edi Rama.

Ai u ofrua për çështjen e armëve kimike, por jo si kryeministër serioz që ka kontribuar për paqen e sigurinë në botë, jo si miku i mirë që kërkon të kontribuojë me mundësitë që ka vendi, por u ofrua si hileqar dhe për interesa për përfitime të veta. U ofrua si çifligar, duke mos kujtuar se Shqipëria nuk është çifligu dhe prona e tij. Nëse do e kishte menduar, do ishte treguar serioz me aleatët. Duhet të ishte konsultuar me presidentin, me aleantët, me opozitën, duke mos vënë në siklet aleatin e madh. Por nuk e bëri këtë. Shpresoi të fitonte kapitalin e madh politik që po humbet çdo ditë në Shqipëri. Edi Rama gënjeu në fillim publikun se armët kimike ishin çështje e NATO-s, gënjeu protestuesit, dhe aleatët, SHBA. Mbeti i pabesueshëm për pulbikun dhe partnerët tanë ndërkombëtare. Këtë nuk e fsheh dot as më jo-në e mekur as me akuzat ndaj opozitës. Duhet t’i kërkojë falje protestuesve dhe SHBA, në vend që t'i kërkojë ndjesë shqiptarëve që u prishi gjakun, dhe aleatëve për sjelljen, ka kurajon të kundërshtojë opozitën. Iu kundërshtua deputetëve socialistë që shprehën arsyen e tyre, analistëve, ekspertëve, mediave të lira. Edi Rama ka cënuar besimin e shqiptarëve, dhe të aleatit SHBA.

Ai është përgjegjësi për këtë situatë. SHBA janë aleati ynë i ngushtë, me të cilin kemi bashkëpunuar e do vijojmë. Aleatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e Shqipërisë nën drejtimin tonë. Ky bashkëpunim i sinqertë dhe serioz nuk është shprehur në asnjë moment nga interesa të njëanshme, por ka pasur interesa të ndërsjella. Busulla e PD ka qenë dhe është Shqipëria euroltantike dhe evropiane. Çdo spekullim në këtë aspekt pritet me keqardhje dhe përçmim nga ana jonë. Kryeministri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë. PD do kërkojë transparencë për gjithë këtë histori, që u kushtoi netë të tëra në ankth qytetarëve shqiptarë. Fitorja e sotme është atribut i mbarë popullit dhe veçanërisht i të rinjve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë këtë betejë në çdo hapësirë institucionale dhe ligjore, dhe me ta dhe për ta do ta fitojmë", u shpreh Basha.

 

– See more at: http://www.sot.com.al/politike/basha-fitore-e-popullit-rama-u-detyrua-ti-thot%C3%AB-jo-arm%C3%ABve-kimike#sthash.W2GWGsBz.dpuf