Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me një pjesë të deklaratës së tij gjatë prezantimit të kandidatëve në Elbasan. Basha ka shprehur se do t’ia përsërisë kryeministrit pyetjen se ku i ka shokët. Ai ka kërkuar që Rama t’u tregojë shqiptarëve nëse është “më buf se bufi që të vidhnin shokët pas shpine, apo është koka e kësaj pune”.
Basha ka ironizuar edhe një tjetër deklaratë të Ramës në Lezhë, duke thënë se nuk e ngatërron atë me banjon dhe kërkoi që t’i jepte përgjigje pyetjes: “Ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë dhe duhet të shkarkohesh menjëherë? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?”.
Basha ka përfunduar duke thënë se ky është mesazhi që dëshiron të përcjellë dhe se pyetjet e tilla do të bëhen përpara Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit, jo vetëm para gjyqit të opinionit publik.