Në këto ditë festash dhe mjaft të ftohta bashkia e Tiranës i ka dhuruar repartit të kardio-kirurgjisë në kryeqytet 10 kondicionera dhe 10 dhe dushe.

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha duke uruar Vitin e Ri, shprehu vlerësimin për punën e këtij reparti ku në një vit marrin kurim rreth 500 persona.

Gjithashtu kryetari Basha premtoi se në 2013 të gjithë shtretërit e këtij spitali do të ndërrohen.

Basha gjatë vizitës së tij dhe diskutimet që pati me mjekët dhe pacientët,shprehu gadishmërinë për të ndihmuar me aq kompetenca që bashkia ka për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve.