24 orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas Kamzës, është ndalur në Durrës mbrëmjen e kësaj të diele.

Basha është takuar me strukturat vendore të PD-së së degës lokale.

Lideri demokrat shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

Basha po mobilizon strukturat partiake, siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, për largimin e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Takimi është mbajtur në një nga lokalet e qytetit bregdetar, ndërsa fotot janë shpërndarë në "Facebook" nga anëtarët e degës.