Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç takimeve me lideret e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Strugës të cilin e ka përgëzuar për punën e bërë deri tani.

Nga ana tjetër, Ramis Merko falenderoi Bashën për vlersimet e bëra dhe përfshirjen e Komunës së Strugës në agjendën e vizitave gjatë ditës së shtunë.

Gjatë takimit, Merko u paraqiti gjithë projektet e filluara dhe projektet të cilat parashikohen për vitin 2019 dhe u diskutua për Referendumin e 30 shtatorit në Republikën e Maqedonisë.