Gjatë një pikniku me të rinjtë e Elbasanit, kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar për herë të parë se çfarë po gatuante në videon që postoi e shoqja Aurela në Instagram.

“Pa e zgjatur shumë se kemi ardhur për piknik jo për miting dhe si duket më presin dhe detyra të veçanta siç është skuqja e salsiçeve në zgarë. Jo s’qenkam aq dobët se s’kam qenë duke skuqur salsiçe atë natë. Meqë do ta dish kam qenë duke skuqur mëlçi pule”, – tha Basha duke iu përgjigjur batutave të të rinjve.