Gjatë prezantimit të programit elektoral të Lulzim Bashës për zgjedhjet e vitit 2025, është ndërprerë energjia elektrike.

Teksa Basha po prezantonte programin e PD me sloganin “Shqipëria Meriton më shumë”, në Parkun Olimpik të Tiranës u shkëput energjia elektrike dhe për disa momente salla ka qenë në errësirë.

PD në një reagim për mediat e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave.

“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.