Lulzim Basha ka reaguar në Kuvend për rrëzimin e amendamentit të tij ku kërkoi lista 100% të hapura.

Vetëm 4 deputetë kanë votuar pro, 75 kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

“Me pak fjalë amendamenti mundëson që forcat politike që kështu dëshirojnë, të garojnë me lista 100% të hapura.

Por është thjeshtuar goxha puna nga sjellja që sapo pamë e kartonave në këtë sallë. Pazari është mbyllur që më 12 shtator 2021 dhe ka përthithur brenda vetës 1 nga 1 shumicën e deputetëve në këtë sallë.

Megjithatë unë nuk e bëj këtë për asnjë motive personal shifrat flasin vetë. Nuk e bëj as për fatin tuaj personal edhe pse një pjesë prej jush kjo do të thotë se do ia fusni vetes e do e hani keq.

E për shumëkënd, e keni meriute! me këtë që po bëni, po çimentoni pushtetin e një personi të vetëm Edi Ramës. Po i jepni madatin e 4”,-tha Basha.

Amendamenti i Mediut, Dukës dhe Dules për një shtesë për ndryshime në Kodin Zgjedhor nuk është miratuar.

Vetëm 14 deputetë kanë votuar pro, 75 kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Para votimit, Mediu ka përmbledhur arsyet e këtij amendamenti.

“Jo më pak se 2 të 3 e listave për zgjedhjet, duhet t’i nënshtohen garës. Këtë të drejtë, nuk mund ta heqë ligji që miratoni ju sot.

Kam besimin që në situatën që ka Shqipëra, në mungesën e vullnetit për të bërë zgjedhjet të lira.

Kam bindjen që krijon mundësinë që diaspora të votojë dhe të shihet si dekor, por të jetë pjesë e garës për të shmangur një problem jo të vogël që vjen nga ky votim për të bërë të mundur ndryshimin e mandateve.

Besoj që Shqipëria, politika ka nevojë për rigjenerim dhe ky rigjenerim do të vijë nëpërmjet garës”.