Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në televizionin italian “Rai Uno” për të falënderuar artistin italian që luajti himnin kombëtar të Shqipërisë.

Artisti italian Marcelo, në emisionin “Storie Italiane” mori falënderimin e drejtpërdrejt të Presidentit Meta.

Në një lidhje direkte nga zyra e tij për Rai Uno, Meta u shpreh në gjuhën italiane:

“Mirëdita nga Tirana. Marcelo, faleminderit që këndove himnin e Shqipërisë. Të ndjejmë pjesë të së njëjtës familje shqiptare. Shqipëria e Italisë, shqiptarë italiane, do t’ia dalim, forca dhe kurajë për të rinjtë, për familjet, për të ardhmen e shteteve tona. Ju uroj gëzuar pashkët të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia”.

Pas ndihmës me 30 mjekë dhe infermierë, artisti Marcelo, në shenjë falënderimi për Shqipërinë, luajti himnin kombëtar të Shqipërisë në skenë të improvizuar gjatë karantinës.