22 nëntor 2014– Në libraritë e Liverpoolit ka nisur të shitet libri autobiografik i Luis Suarez, por anglezët me humorin e tyre të rafinuar, edhe janë tallur me sulmuesin uruguaian.Përkrah autobiografisë, e cila titullohet "Jeta ime", lexuesit mund të marrin dhuratë edhe një protezë të dhëmbëve, raportojnë mediat britanike. Gjatë Botërorit të Brazilit, Suarez kafshoi Chiellinin duke u dënuar ashpër nga FIFA.





